Transmetuar më 22-06-2022, 13:09

Në kohë merkatoje, skuadrat kërkojnë të forcohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në rendin e ditës janë klauzolat (jo vetëm ato ekonomike). Betfair ka shqyrtuar pesë klauzolat më të rralla në të gjithë historinë…

Klauzola ‘anti kafshim’ e Luis Suarez

Barcelona nënshkroi me Luis Suarez në vitin 2014. Uruguajani sapo kishte kafshuar italianin Chiellini në Kupën e Botës së Brazilit, po atë vit. Për këtë arsye, katalanasit donin të siguroheshin që një gjë e tillë të mos ndodhte më. Sipas gazetës angleze "Daily Mirror", ata siguruan në kontratën e futbollistit një klauzolë ‘anti kafshim’. Nëse Suarez kafshonte sërish një rival tjetër, uruguajani do të duhej t’i paguante kompensim Barçës.

Stefan Schwarz nuk mund të ishte një "astronaut"

Sunderland nënshkroi me këtë futbollist në vitin 1999 nga Valencia, pasi mësoi se një miku i tij kishte një biletë për fluturim në hapësirë në vitin 2002. Klubi anglez nuk donte të kishte asnjë shans që ai ta merrte Schwarz-in me vete dhe për këtë arsye vendosi një klauzolë në kontratë kundër udhëtimit në hapësirë.

Van der Vaart dhe këpucët e tij të kuqe

"Football Leaks" zbuloi një nga kushtëzimet më të çuditshme në futboll. Real Betis nënshkroi me mesfushorin holandez në vitin 2015 dhe vendosi në kontratë klauzolën se nuk mund të luante me këpucët e kuqe, të preferuarat e tij, për shkak të rivalitetit mes "Verdiblancos" dhe Sevilla.

Balotelli nuk mund të bënte skandale

Të gjithë e njohin personazhin mendjemprehtë dhe ‘huligan’ të Mario Balotellit. Kur italiani nënshkroi për Milanin, kuqezinjtë donin të siguroheshin që sulmuesi të sillej mirë. Dhe për këtë përfshinë një klauzolë anti-skandal në kontratën e tij. Për SuperMario ishin të ndaluara frizurat ekscentrike, mesazhet e diskutueshme… Në fakt nuk ka qenë e vetmja klauzolë e çuditshme për sulmuesin kontravers italian. Te Liverpool, gjithashtu i vendosën klauzolë një milion paund bonus në kontratë nëse sulmuesi nuk përjashtohej më shumë se tri herë për sjellje josportive në të njëjtin sezon.

Castelen dhe pagesa unike në histori

Gjëja normale në botën e futbollit është tarifimi në muaj ose në vit, por holandezi Romeo Castelen nuk ka dashur të paguhej kështu kur nënshkroi për klubin rus Volga Nishni. Në fakt, ai është i vetmi lojtar në histori, të paktën me sa dihet, që paguhej për çdo minutë që ishte në fushë.