Transmetuar më 22-06-2022, 13:04

Korçë- Një vajzë u bë shkak për një ngjarje makabre në Maliq të Korçës. Vrasja e Martin Çeços në Maliq, shokoi opinionin për detajet makabre të krimit.

26-vjeçari dyshohet se u vra nga Valter Mollaj dhe dy bashkëpunëtorë, të cilët e mbytën me litar dhe më pas e hodhën trupin në rezervuar për ta bërë të dukej si vetëvrasje.

Gjithçka kishte nisur për shkak të një 18-vjeçareje, e cila dyshohet sek ishte lidhje me viktimën, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie me Valter Mollën.

Megjithatë, vajza e ka hedhur poshtë këtë version, teksa ka deklaruar se nuk e njihte Martinin, por ai i kishte dërguar vetëm ftesë në Facebook. Ajo ka shtuar po ashtu se Valter Molla dhe shokët e tij nuk kanë lidhje me ngjarjen por ishte ajo që i lidhi me të, për shkak se policia i bëri presion që të pranonte ngjarjen.

"I kam mbushur 18 vjec, jo nuk jam në shkollë. Vrasjen e Martinit e mora vesh se erdhi na mori policia nuk dija gjë fare na thanë duam një sqarim. Une nuk e njihja, nuk kisha biseduar fare me të. Fare nuk e njihja më kishte çuar ftesë në FB dhe unë s’e pranova se nuk e njihja. Mesazh kishte çuar një herë, por unë nuk ia ktheva. Si fytyrë jo nuk e kam parë, vetem në telefon kur ma treguan ata te policise.

Valter Mollajn e njoh është këtu te fshati jonë. Me Valterin kishim afro një vit që u zumë. Unë s’i vajta një ditë se s’u ngrita dot nga gjumi e më tha më ke gënjyer e u zumë dhe nuk folëm më. Ata me Martinin as kanë pasur lidhje fare, ata i thashë se kisha frikë unë se po më kërcënonin, i ngatërrova unë nga frika që kisha unë, nuk është e vërtetë që kam pasur një lidhje me Valterin, asnjë gjë nuk është e vërtetë, unë kisha frikë prandaj i thashë”- ka thënë ajo për News 24.