Transmetuar më 22-06-2022, 10:52

Qafë-Thanë- Mësohen emrat e doganierëve dhe policët të arrestuar për kontrabandë.

7 persona u arrestuan ditën e sotme nën akuzë për kontrabandë me mallra ushqimorë dhe korrupsion në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mes të arrestuarve ishin dy policë kufitarë të Qafë Thanës dhe dy doganier, të cilët morën para për të kaluar mallrat kontrabandë pa kryer procedurë zhdoganimi.

Të arrestuarit janë:

1.Inspektor Arian Hajrulla, 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

2. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

3. Vladimir Bardhi, 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

4. Julian Poce, 45 vjeç, me detyrë Doganier , pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

Ndërsa tre personat nga Librazhdi që i dhanë shuma parash janë identifikuar si: Julian Hila, 37 vjeç, Bule Hila, 38 vjeçe, Florenc Gega, 22 vjeç.