Transmetuar më 22-06-2022, 08:44

ITALI- Kapet me 24 kg drogë shqiptari në Itali.

50-vjeçar u kap në Portin e Ankonës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte në mjetin e tij 43 pako, të cilat pas peshimit u zbuluan se përmbanin 24 kg kokainë.

Ai i kishte fshehur pakot në brendësi të makinës së tij tip ‘Mercedes’.

Ai zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar në polici.