Transmetuar më 22-06-2022, 08:49

Aktori dhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, e ka komentuar me nota mjaft ironike dhe kritike takimin mes dy kryeministrave shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama, me rastin e mbledhjes së radhës të përbashkët mes dy qeverive, ku u firmosën disa marrëveshje:

“O Albin Kurti!

Të tillët flasin me brina. Veshët iu lëvizin si hienave e bëzzzz iu bajnë mizat të hundët! Sytë iu skllibosen! Shikimi shpejt iu mjegullohet! Kokrrat përherë iu lëvizin! Si Ramës! E keni pa?

Sytë e tij s’kanë bigë, prandaj rrotullohen si ata t’bilurit, t’ shokut tij, Vuk-Vuç-Vuçiqit! Ujk i kërrleshavët njeni e tjetri! Ruejuni nga unë. Jam i shkretë nga mendet e mund t’iu shkelë! Behxheti e pat për vete, për aeroportin e Vlorës, kur iu tha çunave: Ky asht Kryeministri ma i mirë i trojeve!

Unë po iu them ruejuni nga unë! Albini asht Albin. Një gjoksagjel! Vetëm ai mund ta përmbysë qeverinë! Ç’punë kam unë me të? E shihni? Ai me ban të qeshë! Por nuk qeshi! Ah, ofshani e sytë iu rrotulluen si klikerat!

Sa mall kam për Hashimin! Do t’protestoj n’Strasburg e n’Hagë kur t’vjen vjeshta! Madje aq shumë e çaraveshi gojën sa e pata përshtypjen se deshti me thanë: Dua me shkua te ai se atje e kam vendin!

Këta janë të çmendunit, që mendojnë se kanë nga dy zemra e mend të tepërta e kahdo që shkojnë shesin krunde! Por n’popull ka edhe të tillë (si ministrat) që krundet iu duken ma t’mira se milli e blejnë gjithçka shet Kryeministri. E atij nganjëherë i flet edhe prapa****!

Albini s’ishte i mirë, siç i tha Rama. Ishte i mjerë, (them unë), që s’i tha: Je shqiptar si unë, por n’konakun e huej nuk bahesh zot shpie! T’prita për mik, e mos m’kallxo kush asht shoku yt, se dredhë djalli t’baj ty e shokun tand Vuçiq!

Nganjëherë duhesh me i nxjerrë edhe hujt, si Isa n’Vlorë, kur shkoi me ngre flamurin me Ismajlin, jo vetëm me buzëqeshë, o Albin Kurti!”