Transmetuar më 21-06-2022, 23:20

TIRANË- Një ngjarje e trishtë ndodhi një natë më parë në Tiranë. Dy bashkëshortë të moshuar ndërruan jetë njëkohësisht.

Por detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e dhimbshme.

Fillimisht u dyshua se burri ishte vetëvarur e më pas gruaja kishte pësuar atak në zemër, por duket se ka ndodhur e kundërta.

Mësohet se ka qenë gruaja, Arta Meçaj ajo që ka ndërruar jetë e para, për aryse që ende nuk dihet, e më pas burri, Safeti duket se nuk e ka përballuar humbjen e bashkëshortës dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.

Deri më tani është bërë me dije se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga Policia. Dy të moshuarit u gjetën pa jetë nga nipi, i cili ishte i vetmi i afërm, që banonte pranë tyre. Ai është marrë në pyetje për marrëdhënien mes çiftit dhe nëse ata kanë pasur probleme apo shqetësime kohët e fundit.

Ndërsa sipas banorëve të zonës, dy të moshuarit ishin gjithnjë të dy bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre. Aq sa duket që nuk kanë dashur që as vdekja t’i ndante.

“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës.