Transmetuar më 21-06-2022, 21:23

Publikohet foto e Tinës, 18-vjeçares me të cilën Martin Çeço ra në dashuri sapo e pa. Mësohet se vajza mban inicialet M.P (Tina) dhe punonte në qytetin e Korçës, në një byrektore.

Martini e kishte njohur vajzën, në kohën, kur shkonte të hante byrekë me një shok.

M.P ishte në një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, bashkëfshatar i Tinës, por ndërkohë i jepte shpresë për dashuri dhe 26-vjeçarit Martin Çeço, duke i shkruar në “Messenger”.

Ajo nuk i kishte treguar Martinit për lidhjen e saj me Valter Mollajn dhe 26-vjeçarit i shkruante nga adresa të tjera dhe i kërkonte që të mos e merrte në telefon.

Valter Mollaj e zbulon dhe i flet në telefon duke e kërcënuar me jetë.

I dyshuari me dy të tjerët është kapur dhe ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg.