Transmetuar më 21-06-2022, 18:43

Një grua 74-vjeçare është raportuar e zhdukur ditën e sotme në Tiranë nga familjarët e saj.

Mësohet se Rozeta Cefanllari ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot ata kanë bërë denoncimin në polici.

E moshuara vuan nga Alzheimer, ndërsa është larguar nga banesë në orën 24:00.

74-vjeçarja jetonte me bashkëshortin, në lagjen ‘Pirro Mani’ në Tiranë.

Policia dhe familjarët ndodhet në kërkim të saj.