Transmetuar më 21-06-2022, 18:47

Greqi- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Greqi ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij.

Shkak i sherrit mes babait dhe dy vajzave të tij janë bërë paratë.

Vajza e madhe 20-vjeçare i ka kërkuar babait para xhepi, por ky i fundit i ka shpjeguar që nuk kishte.

Por 20-vjeçarja ka këmbëngulur, dhe në këtë moment babai e godet me grusht duke i mavijosur syrin.

Menjëherë në sherr është përfshirë edhe vajza e vogël 18-vjeçare duke e goditur babain me shkelma.

Të gjithë përfunduan në Polici dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve tre anëtarëshe të  Heraklionit. (noa.al/M.D)