Transmetuar më 21-06-2022, 16:25

TIRANË- Ditën e djeshme ka pasur aksion në burgjet e Sigurisë së lartë për gjetjen e sendeve të paligjshme.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.

Mësohet se këto pajisje janë sekuestruar. (noa.al/M.D)