Transmetuar më 22-06-2022, 08:07

Pas një sezoni të parë të vështirë në radhët e Paris Saint-Germain, Leo Messi tashmë po shijon pushimet e merituara me Antonela Rocuzzo. Si çdo vit, çifti ka zgjedhur ishullin Ibiza në kërkim të ujërave të kristalta, diellit dhe qetësisë.

Përveç kësaj, ata e bëjnë këtë arratisje të vogël së bashku me Cesc Fàbregas dhe Daniella Semaan, të pranishëm të rregullt në pushimet e Messit. Në një jaht spektakolar, dy çiftet tashmë janë shkëputur nga streset e përditshmërisë dhe po relaksohen në këtë vend idilik.

Para pushimeve, pjesë e një filmi – Në fund të fundit, Leo Messi ka edhe pak vite deri në përfundimin e një karriere të mrekullueshme, por ylli argjentinas mund të mendojë edhe për interesa të tjera, siç është arti i aktrimit. Futbollisti i PSG-së i befasoi të gjithë argjentinasit me një paraqitje në serialin hit “Los Protectores”.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të shfaqet në sezonin e dytë të serialit në një sekuencë të vogël, që u regjistrua pak ditë më parë, në fakt, në Paris, me tre aktorët e paraqitur në foto: me Parra (i pari majtas), Suar (i dyti, në të djathtë) dhe Bermúdez (i pari, djathtas).

Aktorët e serialit janë habitur jo vetëm nga “aftësitë skenike” të ish-kapitenit të Barcelonës, por edhe nga mënyra sesi sillet ai jashtë fushës. "Ai me të vërtetë na befasoi të gjithëve, jo vetëm me cilësinë si person, por edhe me aftësinë interpretuese.

Mendoj se është më i mirë jashtë fushës si person sesa si lojtar", – nënvizuan disa nga protagonistët e “Los Protectores” pas filmimit të sekuencës.  Seriali tregon historinë e një tresheje agjentësh futbolli që përballen me një kërcënim të papritur për biznesin e tyre. Sezoni i parë i suksesshëm i "The Protectors" është i disponueshëm ekskluzivisht në “Star +”.

Seriali u regjistrua në vende të ndryshme, në Buenos Aires dhe Paris. Do të duhet të presim deri në vitin 2023 për të parë daljen e parë të Messit para kamerave si një aktor i zoti. Së fundi, për t’iu rikthyer futbollit, trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, e krahasoi “Pulce”, pasi shënoi pesë gola kundër Estonisë, me Rafa Nadal, në ditën e fitores së 14-të të këtij të fundit në “Roland Garros”, duke siguruar se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë:

"Ditën që ai të mos luajë më, botës së futbollit do t’i mungojë numri një". Ndërkohë, pas “manitës” kundër balltikëve, Messi kaloi Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në futbollin ndërkombëtar.