Transmetuar më 21-06-2022, 15:27

ITALI- Ngjarje e rëndë në një diskotekë të njohur në Bisceglie ku për pak u shmang tragjedia nga rojet e sigurimit.

Sipas mediave vendase, menaxheri i diskos, një 35-vjeçar shqiptar pak më parë kishte pasur një sherr brenda lokalit me klientët e tjerë. Kështu ai u largua, mori armën dhe u kthye në vend për t’u hakmarrë.

Fatmirësisht në orën 03:30 kishte pak njerëz dhe oficerët e sigurisë e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, duke e detyruar shqiptarin të hidhte armën dhe më pas ta bllokonte para se t’ia dorëzonte karabinierëve, të cilët e identifikuan dhe e arrestuan.