Transmetuar më 21-06-2022, 14:37

Maliq- Flakët e zjarrit përfshijnë një godinë të fabrikës së peletit në Maliq.

Në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse dhe policia.

Zjarrfikëset po përpiqen të lokalizojnë flakët pasi lënda drusore favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri ka dalë mbi çatinë e një prej godinave, por nuk raportohen l╒ndime në njerëz.

Ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Grupi hetimor po punmon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. noa.al

.