Transmetuar më 21-06-2022, 13:31

FIER- Mashtronte qytetarët se do t’i pajiste me dokumente pune në Gjermani, shpallet në kërkim një 46-vjeçar.

Lorenc Plepi banues në Fier do përballet me akuzën e mashtrimit pasi dyshohet se ka mashtruar 5 qytetarë se do i pajiste me dokumente të rregullta pune në shtetin gjerman.

Policia vendore ka shpallur në kërkim Lorenc Plepi 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.