Transmetuar më 21-06-2022, 13:22

KORÇË- Zhduket nga banesa një grua bashkë me fëmijën, burri bën denoncmin në polici.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq.

I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.