Transmetuar më 20-06-2022, 23:07
Foto ilustruese

Një burrë dhe një grua në moshë të thyer janë gjetur të vdekur sonte në Tiranë, në rrethana të paqarta dhe nën dyshimet për vdekje të dhimbshme të çiftit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Nënstacioni i Selitës", raporton noa.al.

Burri M.M., ka shkuar në banesën e gjyshërve të tij, por është shtangur nga ajo që ka parë.

Nipi u fut në shtëpi dhe pa se gjyshi i tij 80 vjeçar Safet Meçaj ishte i vdekur, varur në një litar.

Pranë të shoqit, gjendej pa ndjenja gjyshja Arta Meçaj, edhe ajo 80 vjeçare.

Nipi ka njoftuar ambulancën dhe një ekip erdhi në banesë.

Policia tha se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit e tij).

I moshuari S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa gruaja e tij A. M., është gjetur pa ndjenja.

Por stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Foto arkiv