Transmetuar më 20-06-2022, 23:02

Tiranë- Tragjedi në një familje në Tiranë. Nipi gjen gjyshin e varur, gjyshja vdes në ambulancë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "Nënstacioni I Selitës".

M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit). Gjyshi S. M. dyshohet se është vetëvarur, ndërsa gjyshja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan të moshuarit në vendimin ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.