Transmetuar më 20-06-2022, 22:27

Del ekspertiza e shkakut të vdekjes së dy vajzave të mitura në Greqi.

Ndarja nga jeta njëra pas tjetrës e të voglave të Roula Pispirigout shokoi opinionin pas dyshimeve se autore mund të ishte vetë nëna e tyre. Teksa pritet dalja e raportit përfundimtar që do saktësojë shkakun e vdekjes së tyre, mediat helene kanë publikuar një pjesë të informacionit.

Sipas autopsisë, shkaku i vdekjes së dy vajzave të mitura është mbytja, nisur nga shenjat që janë gjetur rreth qafës së të dyjave. Por po ashtu, vajzat janë dhunua pasi në trup kanë shumë shenja. Nëna dyshohet se u ka futur lecka në gojë vajzave, ndërsa më pas u ka shtrënguar qafën me duar.

“Përjashtimi i kombinuar i shkaqeve patologjike të vdekjes çon, sërish sipas metodologjisë së punës, në mekanizmin e dhunshëm të vdekjes. Më pas, duke pasur parasysh mekanizmin e veprimit të një faktori mekanik, elektrik ose tjetër, si dhe të helmimit, qasja diagnostike i drejtohet mekanizmit të mbytjes së privimit të jetës. Në këtë rast, mekanizmi i mbytjes si shkak i vdekjes konfirmohet nga gjetjet e mëposhtme nekropsike/patologjike/fotografike:

– Gërvishtje në faqen e djathtë gjatë autopsisë së Maria Eleni Daskalakit dhe pasqyra e fotove.

Dëmtimet e mukozës në gojë dhe buzën e sipërme gjatë ekzaminimit nekropsik të vajzës së papagëzuar dhe shqyrtimit të fotografive, në kombinim me leckën e gjetur që mbante sasi të mjaftueshme gjaku”- thuhet në raport.

Reagimi

Roula Pispirigou vazhdon të këmbëngulë se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e tre fëmijëve të saj. Sipas Star, reagimi i saj i parë pak orë pas shpalljes së konstatimit për vdekjen e Irisit dhe Malenës, sipas të cilit vajzat e vogël kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, vjen përmes avokatit të saj Othonas Papadopoulos.

Sipas tij, Roula është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e vajzave dhe se mohon çdo lloj dyshimi apo akuze. Kam humbur fëmijët e mi dhe më kanë hequr lirinë në burg”.

Duke qenë se zgjidhja e misterit të vdekjes së Irisit ishte në një copë lecke të përgjakur, Papadopoulos theksoi se nëse Roula Pispirigou do të ishte fajtore, ajo nuk do t’ia dorëzonte këtë element autoriteteve.

“Prova kryesore është kjo copë nga incidenti fatkeq me Irisin e vogël. Është një element që ajo i ka dhënë autoriteteve…Pse duhet t’ua sjellë atë në vëmendje autoriteteve? Nëse ajo do të kishte kryer ndonjë krim, qëllimi i saj do të kishte qenë të shkatërronte provat dhe jo t’ua tregonte policëve.”

Nga ana e saj, Roula Pispirigou këmbëngul se nuk mund t’u bënte dëm kurrë fëmijëve të saj.