Transmetuar më 20-06-2022, 13:03

Më pak se një vit më parë, ishte gusht 2021, Michael Ballack po përballej me tragjedinë më të madhe që mund t’i ndodhë një personi: humbjen e djalit të tij 18-vjeçar, Emilio. Ai vdiq pas një aksidenti, teksa ngiste motorin, pasi kaloi mbrëmjen në pronën e babait të tij në Portugali.

I riu ishte shtypur nga mjeti i përmbysur mbrapsht, pasi kishte humbur kontrollin. Ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët do të nxirrnin trupin e pajetë kur nuk kishin më asgjë për të bërë, ishte e kotë.

Emilio ishte njëri nga tre fëmijët e Ballack, të lindur nga e dashura e atëhershme Simone Lambe, me të cilën ish-lojtari i Bayernit dhe kombëtares gjermane do të martohej në vitin 2008. Më vonë, çifti do të divorcohej në vitin 2012.

Tani, disa muaj më vonë, “Bild” raporton se ish-mesfushori 45-vjeçar po përpiqet të kapërcejë tragjedinë e tmerrshme falë një shoqeje të djalit të tij të vdekur. Ballack në fakt ka hyrë në një lidhje me Sophia Schneiderhan, një modele gjermane 24 vite më e re se ai.

Të dy janë parë së bashku në “Art Basel”, një panair i artit modern dhe bashkëkohor që po zhvillohet aktualisht në Zvicër. Çifti i afruar pas aksidentit fatal të djalit të Ballack është shfaqur i dashuruar dhe është parë duke u puthur në publik.

Miqtë e Michael dhe Sophia thanë për “Bild” se marrëdhënia është një gjë shumë pozitive për ish-futbollistin dhe se diferenca në moshë nuk është problem për të dy. Sophia është vajza e një mjeku dhe në moshën 13-vjeçare u zbulua nga një agjenci modelimi.

Sot ajo punon për “Louisa Models”. Vdekja tragjike e Emilios ishte një traumë e rëndë për të dy dhe “koha që kalojnë së bashku po u bën mirë”, thonë burime pranë çiftit.

Sophia Schneiderhan è la nuova compagna di Ballack: era una cara amica del figlio morto

Aksidenti që i dha fund jetës së djalit të Ballack kishte ndodhur në Portugali për shkak se ish-përfaqësuesi gjerman (98 ndeshje me kombëtaren) ishte në rezidencën e tij të pushimit, pasi e kishte zgjedhur atë për t’u rikuperuar. Disa muaj më parë Ballack i ishte nënshtruar operacionit për heqjen e një tumori pranë palcës kurrizore.

Operacioni e zgjidhi problemin, por fati i keq i rezervoi atij një dhimbje edhe më të madhe. Tani vjen dashuria me Sophia 21-vjeçare. Vuajtja për humbjen e Emilios do të mbetet përgjithmonë në zemrën e babit Michael, por jeta vazhdon…