Transmetuar më 20-06-2022, 08:22
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me foto albumin e bërë gjatë takimit me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, i cili ndodhet prej 1 viti në Hagë.
Nga foto shihen çaste nga ky takim, përqafime e dhurata të ndërsjellta.
Përqafimi me babain e Thaçit, Haxhi Thaçin, zë vendin e parë në fotogalerinë e ndarë nga Rama.
‘MIRËMËNGJES dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë’- shkruan Rama.