Transmetuar më 20-06-2022, 07:29

TIRANË- Ju pret një javë e nxehtë.

Sipas sinoptikanëve dhe po ashtu edhe agjernsive që merren me parashikimin e motit, kjo do jetë java më e nxehtë e qershorit.

Temperaturat do vijnë në rritje për të arritur kulmin në mesjavë me rreth 37 gradë.

Sinoptikani Hakil Osmani tha se ‘ditët e fundit të qershorit pritet të sjellin temperatura shumë të larta deri në 8 apo në 9 gradë më të larta duke bërë që të jenë shumë të nxehta ditët e fundit të qershorit. Pas të mërkurës vendi do përfshihet në temperatura shumë të larta. Nuk është normale rritja e temperaturave pasi duhet të luhateshin nga 28 deri në 29 gradë. Kjo vjen si pasojë e afrimit të një vale të nxehti i cili po godet vendin tonë dhe do sjellë temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë. Temperatura jo normale gjatë kësaj jave që vjen,”.