Transmetuar më 20-06-2022, 00:04

Teheran- Një tmerr për vajzat dhe gratë në Iran.

Mijëra gra të reja në Iran vazhdojnë t’u nënshtrohen “testeve të virgjërisë” përpara martesës, edhe pse nuk ka asnjë bazë mjekësore për ekzaminimet e tilla.

Ato që dështojnë në teste, mund të detyrohen që t’i nënshtrohen rivendosjes së himenit ose, në raste ekstreme, të vriten “për nder”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërkimi i dëshmisë së virgjërisë është akt dhune ndaj grave, pa justifikim mjekësor.