Transmetuar më 19-06-2022, 12:53

MEKSIKË- Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit në Netflix.

Dy aktorë të serialit, "The Chosen One", u vranë dhe gjashtë persona u plagosën në një aksident me makinë në Baja California Sur, Meksikë. Aktorët Raimundo Gardunio dhe Juan Francisco Aguilar janë ata të cilët ndërruan jetë.

Në automjet ishin edhe anëtarë të tjerë të serialit, të cilët mbetën të plagosur.

Seriali "The One" është një thriller brazilian që filloi të transmetohej në vitin 2019.

#MNTV | Accidente de tránsito cobra la vida de dos actores mexicanos de Netflix.Los actores fueron identificados como Raymundo Garduño Cruz y Juan Francisco González Aguilar. pic.twitter.com/NBxK2485mz

— Más Noticias Televisión (@mntvhn) June 18, 2022