Transmetuar më 18-06-2022, 23:12
Rumani- Atletja shqiptare Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit në Rumani në garën e 3000 metrave me pengesa.
Ka qenë vetë atletja e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar arritjen e saj të fundit, me një rekord të ri të vendosur që po pasuron edhe më shumë një karrierë të jashtëzakonshme sportive.
POSTIMI I LUIZA GEGËS
“Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë.
Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.
Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”.