Transmetuar më 17-06-2022, 19:04

TIRANË-Dedektivja private Shkënda Lili sjell eksperiencat e fundit dhe trendet që kërkohen për survejim.

Në rastet më të shumta janë prindërit e djemve ato që i drejtohen shërbimeve të tyre për të zbuluar se çfarë bëjnë fshehtas tyre.

Në një intervistë televizive Lili tha se frika e prindërve te djemtë është se mos janë përdorues të lëndëve narkotike ndërsa sa i përket vajzave detektivja thotë se frekuentohen me burra më të mëdhenj në moshë.

“Ne operojmë vetëm në ambientet publike, nuk futemi në dhomën e dikujt, në dhomën e hotelit dhe në zyra. Përgjegjësinë e mban klienti. Asgjë nuk bëhet pa një kontratë të nënshkruar. Përveç tradhtive ka shumë prindër që vijnë për të na kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre. Më të shumta janë rastet e prindërve që vijnë për djemtë, pasi dyshojnë se mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si agjentë shikojmë jashtë ambientit të shkollës. Kur fëmija nuk shkon në shtëpi kur del nga shkolla. Ndërsa për sa i përket vajzave prindërit drejtohen te ne, kur ato ndryshojnë sjellje, stil dhe bëhen agresive. Aty prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon mirë. Te vajzat problemi kryesor është lidhja me meshkujt më të mëdhenjë se vetja,” tha detektivja.