Transmetuar më 17-06-2022, 12:43

TIRANË- Disa nga bashkitë në shkallë vendi janë në prag të falimentimit.

Gjatë takimit me kryebashkiakët, në lidhje me decetralizimi dhe performancën financiare të qeverisjes vendore, Ministri i Brendshëm Blndi Çuçi tha se ka nga bashki që e kanë zeruar borxhin mirëpo paralajmëroi për të tjerat se nuk ka justifikim për borxhin që kanë krijuar institucionet e tjera.

‘Janë bërë 7 vite që nga harta e re territoriale. Reforma territoriale dhe decentralizimi kanë qënë 2 nga politikat më të rëndëishme që qeveria jonë i ka kushtuar vëmendje. Kemi krijuar një legjislacion, në këto 7 vite bashkitë mbledhin më shumë të ardhura nga taksat vendore. Transferta është rritur në mënyrë progresive. Nga njëra anë do të vijojë mbështetja dhe partneriteti nga qeveria. Këtu kur krahasohet bashki më bashki është ndryshe. Sot kam kënaqësi të shpreh vullnetin e qeverisë. Kemi realitete të ndryshme nga bashkia në bashki, disa e thellojnë borxhin, nuk ka justifikim, kemi modele bashkish që e kanë 0 borxhin, e kemi bashki që e kanë thelluar e që janë në prag falimentimit. Nuk ka justifikim që nuk kemi mundësi që të shlyejmë borxhin. Duhet përgjegjshmëri më e lartë. Kemi bërë përparim në këto vite, ka modele që shërbejnë mjaft mirë te qytetarët. Këtu më leni të bëj një paralelizëm të asaj që ka bërë qeveria. Sot prej 1 majit ofrohen 1 mijë e 225 shërbime përmes e-albania.’- tha ministri.