Transmetuar më 16-06-2022, 16:20

Koronavirusi duket se po rikthehet bindshëm në vendim tonë, pasi më shumë se një në katër tamponë po del pozitiv për COVID-19, raporton noa.al duke cituar burime nga ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, janë kryer vetëm 464 testime, por prej tyre, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 113 qytetarë.

Sakaq janë shtuar edhe rastet që kërkojnë shtrim spitalor. Nëse për shumë ditë ishin deri tre pacientë të shtruar tani janë shtatë çdo ditë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:

82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.

Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2022) Raste të reja ditore 113 Të shëruar në 24 orë 49 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 464

Testime totale 1,836,672 Raste pozitive 277,026 Raste të shëruara 273,056 Raste Aktive 473 Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 366 Vlorë 35 Fier 32 Gjirokastër 8 Korçë 6 Durrës 6 Shkodër 5 Berat 5 Lezhë 5 Elbasan 4 Dibër 1