Transmetuar më 15-06-2022, 17:23

Ukrainë- Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç ishin sot në Kiev, ku u takuan me Presidentin Zelensky dhe panë nga afër pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zyra e presidentit ka ngatërruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si kryeministër malazez.

Ndërsa, Dritan Abazoviç është vërejtur si kryeministri i Shqipërisë.

Ky gabim në fakt ka qenë një lapsus i vetë përkthimit të Facebook-ut, pasi në gjuhën ukrainase zyra e presidentit Zelensky u është adresuar liderëve në mënyrë korrekte. (noa.al/M.D)