Transmetuar më 15-06-2022, 10:50

TIRANË- Sot mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale. Takimi është fiksuar në orën 12:00. Komisioni do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj dhe deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi. Grupi përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën.

Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur që komisioni i posaçëm parlamentar do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani Reforma Territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në nivel rajonal. Në mbledhjen e parë do të ngrihet një grup pune për të studiuar ndarjen aktuale të miratuar 8 vite më parë.

Komisioni për Reformën Territoriale PS

1. Anila Denaj (bashkëkyetare) 2. Baftjar Zeqo (anëtar) 3. Lavdërim Krashi (anëtar) 4. Fadil Nasufi (anëtar) 5. Anila Denaj (anëtar) 6. Eduart Ndreca (anëtar) 7. Anduel Tahiraj (anëtar) 8. Ilir Pendavinji (anëtar) 9. Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues) 10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues) 11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues) 12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD 1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare) 2. Zef Hila (anëtar) 3. Andia Ulliri (anëtar) 4. Xhelal Mziu (anëtar) 5. Orjola Pampuri (anëtar) 6. Saimir Korreshi (anetar) 7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues) 8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues) 9. Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e premte në orën 11:00.