Transmetuar më 15-06-2022, 08:56

KOSOVË- Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel viziton sot Kosovën. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Takimi i tyre do të zhvllohet në orën 11:00.

Charles Michel mbërriti në Kosovë të martën pasdite.

Çështja kryesore që Kosova do të diskutojë me presidentin e Këshillit të Europës është liberalizimi i vizave.

Do të diskutohet gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.