Transmetuar më 14-06-2022, 15:01

Një arushë u kap duke hapur dyert e makinave në qytet teksa kërkonte ushqime për dy këlyshët e saj në një zonë të banuar të liqenit Tahoe.

Në pamjet e siguruara nga DailyMail, një arushë u kap nga një kamerë e derës së një banori të Liqenit Tahoe në maj duke hapur një Chevrolet Suburban të zi, ndërsa foshnjat e saj qëndrojnë në borën e dendur.

Ariu më pas hipën në sediljen e shoferit të fuoristradës dhe merr ushqimet që gjendeshin brenda makinës.

Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte dhe prandaj qytetarët ishin trembur disi deri kur zbuluan se hajduti ishte një ari.