Transmetuar më 11-06-2022, 16:06

I riu nga Berati që kohët e fundit banonte në Tiranë, Aleksandër Sadikaj, vdiq sot në moshën 27 vjeç, pasi makina me të cilën po lëvizte, u hodh në erë nga një bombë me komandim në distancë, ndërsa ishte pranë TEG-ut.

Aleksandër Sadikaj, sipas të dhënave nga policia, ishte person me precedent të theksuar kriminalë, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Megjithatë, ai aktualisht nuk ishte në kërkim.

Më 9 prill 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç, ai është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kishin tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat.

Pak ditë më vonë më 30 prill 2011, ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Gjashtë vjet më vonë më 31 maj 2017 kur ishte 22 vjeç, Aleksandër Sadikaj është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Aleksander Sadikaj

Më 23 gusht 2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.

Ndërkohë, më 29 maj 2017, djali 22 vjeçar sërish është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Aleksander Sadikaj

Dy vjet më vonë, kur ishte 24 vjeç, më 9 korrik 2019, Sadikaj është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Por hetimet policore nuk ndalen këtu, sepse për të riun tashmë të vdekur, kishte informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve. /noa.al

Pamjet e frikshme pranë TEG-ut, makina shpërtheu në flakë duke vrarë të riun. Atentat me bombë të telekomanduar