Transmetuar më 11-06-2022, 13:07

Tiranë- Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një postim nga Ambasada ruse në Shqipëri, thuhet se Putin i ka uruar shëndet dhe suksese z. Begaj në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë. (noa.al/M.D)