Transmetuar më 11-06-2022, 12:44

Dasma e Britney Spears dhe partnerit të saj Sam Asghari ishte përrallore. Ato u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Një ceremoni e mbajtur sekret deri në momentin e fundit, kur fotot e ngjarjes nisën të shfaqen në rrjetet sociale.

Mes të ftuarve ishin edhe shumë VIP-a, si Drew Barrymore, Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace. “Po”-ja e këngëtares u shqiptua në një skenë të vendosur në kopshtin e rezidencës luksoze, e zbukuruar nga një kurorë me mijëra trëndafila.

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur pak para dasmës. Ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, u përpoq të ndalonte e prishte ceremoninë. Ish-burri u ndalua dhe u arrestua menjëherë.

Gjatë festimeve për dasmën e Britney Spears ka ndodhur edhe një ngjarje e paplanifikuar. Madonna dhe nusja shkëmbyen një puthje të butë, duke kujtuar kështu atë të ndodhur në vitin 2003 në skenën e “MTV Music Awards”.

Një gjest që bëri bujë në atë kohë. Fotoja e puthjes është shpërndarë nga Kevin Ostajews, i cili ka përjetësuar takimin e buzëve të dy mbretëreshave të popit.