Transmetuar më 07-06-2022, 23:21

Menaxheri i një klubi plazhi vdiq në fshatin Coppola të Italisë pasi shpëtoi dy fëmijë që nuk mundën të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të detit. Viktima është një 42-vjeçar me origjinë nga Maroku, i cili kishte jetuar për më shumë se njëzet vjet në komunën e Caserta-s, ku menaxhonte plazhin; ndoshta i rraskapitur pas shpëtimit, ai është rrëmbyer nga rryma.

Policia ka mbledhur dëshmitë e dëshmitarëve dhe mësohet se 42-vjeçari kishte parë disa fëmijë në vështirësi në det dhe është zhytur menjëherë; më pas ai arriti t’u afrohej dhe me ndihmën e një shpëtimtari të dytë, arriti t’i sjellë përsëri në breg, citon fanpage.

Kids at the beach summer vacation, vivid tone

“Fëmijët i çoi rryma në një pikë ku deti është më i thellë – thotë shpëtimtari tjetër – dhe djali u hodh menjëherë në ujë, i kapi dhe m’i dha mua që i çova te babai. U ktheva për të dhe pashë se ishte në telashe. Ishin tre minuta paniku ku hynim e dilnim nga uji derisa arrita të kapem pas shkëmbinjeve por kur u ktheva drejt tij tashmë e kishte marrë uji në thellësi. E gjetëm trupin dhe e çuam në plazh. Ndërkohë mbërriti Kapiteneria e Portit dhe kreu manovrat e ndihmës së parë, por nuk mund të bëhej më asgjë”.