Transmetuar më 06-06-2022, 23:21

Nevila Pjetri kishte të nxira në fytyrë, gërvishtje në krahë dhe në trup, gjysmë e zhveshur, e mbuluar në gjak. Shumë gjak. Bashkëshorti i saj: “Nuk e dija që gruaja ime bënte atë jetë. Di vetëm që nuk do ta shoh më atë"

E reja shqiptare, Nevila Pjetri, 35-vjeçarja e rrahur dhe e vrarë në periferi të Sarzanës në Itali, po hetohet të jetë masakruar jo nga një klient, as nga ndonjë maniak apo killer prostitutash, por nga një person i rrjetit të shfrytëzimit të prostitucionit.

Kjo është pista kryesore që po punojnë karabinierët me drejtues Matteo Gabelloni dhe Andrea Fabi, nën koordinimin e prokurores Monica Burani, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve Ansa.

Nesër do të bëhet autopsia e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes. Megjithatë ajo që dihet me siguri është se Nevila rrahur dhe ka tentuar të mbrohet, pastaj është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose me pistoletë të kalibrit të vogël.

Ndoshta gruaja, arsyetojnë hetuesit, kishte vendosur të mos prostituonte më, ose donte të punonte më vete. Por kështu duket se ka firmosur urdhrin e vdekjes për veten e saj.

Një vit më parë, Nevila ishte martuar me Leonard Markun dhe kishin një jetë të mirë bashkë. Kishin bërë dhe një shtëpi në Carrara.

E ndërkohë, Nevila vijonte punën si pro’stitutë. Mbrëmjen e së shtunës ajo mori makinën e saj dhe doli aty ku gjente shpesh koleget e saj. E parkoi dhe po priste për klientë.

Në një moment dikush afrohet me makinë të bardhë, flasin pak, duket se bënë pazar dhe ajo u fut në mjet. Kjo ndodhi para mesnate dhe u pa nga shoqet e saj të punës.

Pak pas mesnate, një person ndodhej afër shtratit të përroit Parmignola, në kufirin midis bashkive Sarzana dhe Luni, kur pa të afrohej një makinë e bardhë dhe personi në timon, doli jashtë dhe nxori nga makina një trup që më pas e hodhi në shtratin e përroit.

Kjo skenë pasoi njoftimin e policisë e cila dërgoi një grup hetimi në vendngjarje. Ata gjetën trupin ende të ngrohtë të të ndjerës dhe panë se ishte pikërisht femra e cila ishte skeduar më parë për prostitucion, në një vend si Italia ku kjo është e paligjshme e megjithatë në tërë shtetin janë mijëra prostituta.

Hetuesit thonë se autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes së Nevila Pjetrit, kohën e krimit dhe detaje të tjera të nevojshme për të çuar në gjetjen e vrasësit.

Në hetim nuk është vetëm mundësia e një vrasjeje nga tutorët të prostitucionit. Policia tha se po bën kërkime edhe në Toskanë, pranë zonës ku viktimq banonte me të shoqin, i cili. me sa duket nuk kishte dijeni për jetën e dyfishtë të gruas.

Policia tha se nuk po përjashtojnë asnjë pistë. Kurse shtoi se po përpiqen të gjurmojnë kontaktin e fundit që gruaja ka pasur përpara se të hipte në makinën e vrasësit të saj. /noa.al