Transmetuar më 03-06-2022, 19:20

Bajram Begaj është emri që Partia Socialiste do t’i dërgojë Kuvendit si kandidaturën zyrtare për t’u votuar ditën e nesërme (4 prill) si Presidenti i re e vendit.

Vendimi u mor sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

“Dakordësuam që PS i takon që në këtë moment të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japi shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, qytetari dhe mirësi për të cilën ka nevojë sot qytetarët dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë që ka patur 26 kandidatura që janë shoshiqtur në një numër të caktuar xhiros në tryezën e diskutimit, Bajram Begaj shefi aktual i FA për të qenë President i Shqipërisë”, tha Rama pas mbledhjes.