Transmetuar më 30-05-2022, 10:01

Tiranë- Emanuela Morini tregon rrengun që i bëri bashkëshorti, Iliri, Për dasmën.

E ftuar në një emision televiziv Emanuela ka folur për dasmën që organizuan të shtunën mbrëma.

Balerini i njohur ka zbuluar se ua ka mbajtur sekret si bashkëshortes dhe vajzës së tyre, të cilat kanë mbetur të habitura kur kanë kuptuar se çfarë po ndodhte.

Fituesi i “Big Brother VIP” tregoi se nuk rrezikoi t’ia tregonte të bijës surprizën, pasi e dinte se do i thoshte menjëherë mamasë së saj, Emanuela Morini.

Ndërkohë kjo e fundit zbuloi se si Iliri e kishte gënjyer, pasi i duhej që të vishte fustanin e bardhë të nusërisë.

“Më ka habitur dhe mua. Në të vërtetë më tha se në Tiranë do ketë një festë e televizionit shqiptar dhe ne do ishim përfaqësues. Çdo stilist ka përfaqësues të vet, e ne duke qenë miq me Amin dhe Ermalin. Ja pse unë erdha e veshur si nuse, se mendoja se isha përfaqësuese. Prandaj nuk dyshova fare”, tregon Emanuela.