Transmetuar më 29-05-2022, 22:38

Tatuazhet janë kthyer në një trend vitet e fundit.

Sipas mjekes dermatologe, Monika Fida Bërja e një tatuazhi përmban disa rreziqe. Madje mjekja thotë se nuk do ta rekomandonte bërjen e tatuazhit. Ajo rendit një serë arsyesh pse nuk e rekomandon një gjë të tillë.

Monika Fida: Gjatë viteve të fundit numri i individëve që kanë bërë tatuazh është shuë i lartë. Bërja e një tatuazhi përmban disa rreziqe normalisht qoftë në momentin e bërjes së tatuazhit qoftë pas bërjes së tatuazhit. Në kendvështrimin tim si mjeke dermatologe unë nuk do të rekomandoja kryerjen e tatuazheve. Së pari kryerja e tatuazhit është një procedurë e dhimbshme që do të kërkojë minimalisht një krem anastetik, jo çdo individ reagon njëlloj ndaj këtij produkti ndaj të cilit mund të jesh dhe alergjik. Është një procedurë e cila nuk kryhet në kushtet e lejuara mjekësore mbart rrezikun e transmetimit të HIV dhe të Hepatitit që janë dy infeksione të rënda. Vetë individi pas kryerjes së tatuazhit mund të përballet me një grup patologjishë të tjera, infeksione të ndryshme nga boja e tatuazhit. Ndërkohë boja e tatuazhit mund të luajë rol në një hark kohor të zgjatur. Gjithashtu është një grup patologjishë të cilat mund të induktohen si rezultat i kontaktit të lëkurës me gjilpërën e tatuazhit.

Gjithashtu mjekja thotë se edhe heqja e tatuazheve mbart rreziqet e saj.

Monika Fida: Nga ana tjetër heqja e tatuazhit realizohet nga apartura lazer por jo çdo bojë mund të hiqet nga aparatura të tilla. Mund të mbart rrezikshmëri së pari është e kushtueshme, së dyti mund të vërehen disa patologji gjatë heqjes së tatuazhit. Jo gjithmonë realizohet heqja 100% dhe mbetet një pamje joestetike e mirë në zonën ku është kryer tatuazhi.