Transmetuar më 24-05-2022, 06:14

Duke nisur nga dita e sotme, e martë, moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët, por në orët në vijim vranësirat do të shkaktojnë zagushi të madhe.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak që citon noa.al, thotë se nga e mërkura dhe në vazhdim, ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë këto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.