Transmetuar më 23-05-2022, 18:56

Në Parlament është shënuar një akt tallës pasi stafi teknik duket të jetë urdhëruar që në sistemin video të informimit të shkruajë Foltorja gjatë minutazhit që fliste ish kryeministri Sali Berisha.

Siç shihni fotot që ju sjell noa.al, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën në seancën e sotme plenare që vazhdon dhe teksa shfaqej minutazhi që lejohet të flasë, fjala e tij u etiketuar me emrin Foltorja.

Urdhrin, teknikës që të bëjë të tilla emërtime ia jep vetëm stafi drejtues i Parlamentit, në këtë rast dyshohet se mund të jetë dhënë me orientim nga kryetarja Lindita Nikolla.

Është e papranueshme që në protokollin zyrtar, dokumentet dhe publikimet zyrtare të vendosen fjalë tallëse si Foltorja e sotme.