Transmetuar më 23-05-2022, 10:34

Demokrati Ibsen Elezi mori pjesë në një garë që nuk e shihte aspak favorit. Guxoi, provoi veten dhe në fund mori falënderimet e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Ky i fundit, pasi u zgjodh dje me votat e anëtarësisë si kreu i Partisë Demokratike, vlerësoi figurën rivalit.

Ibsen Elezin, doktori e konsideroi demokrat të vërtetë, njeri të pakompromentueshëm.

Sot, ka ardhur reagimi i kandidatit humbës, i cili përmes rrjeteve sociale shkruan: “Falenderim! Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.

Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan. Se treti per stafin tim modest prej 4 personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.

Kujtese! Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndenjur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.

Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marreveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do t’i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.

Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike”.