Transmetuar më 23-05-2022, 09:45

Tiranë- Zbardhen histori nga më tronditeset e ekzekutimeve që kanë ndodhur nga të penduerit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.

Durrësit u trondit mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2020, ku dy persona u ekzekutuan me armë në lagjen nr. 14 Nishtulla. Viktima të ngjarjes mbetën Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Organizatorët e kësaj vrasje, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë dëshmuar para hetuesve këtë ngjarje të rëndë.

Për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin dhënë 70 mijë euro, ndërsa Henrik Hoxhaj do të merrte 35 mijë. Sipas Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lekë pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.

Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Në këtë vrasje janë përdorur tre armë dy pistoleta të thjeshta dhe një me mulli. Duke udhëtuar nëpër Nishtullë, ata kanë pikasur objektivi më të cilët janë shkëmbyer paralel.

“Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bëri disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar. Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin.” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.