Transmetuar më 23-05-2022, 07:21

Milani është kurorëzuar kampion në “Mapei Stadium”, por trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka mbetur pa medaljen e kampionatit sepse ia vodhën tifozët e skuadrës së tij.

Ka qenë vetë trajneri i kuqezinjve ai i cili ka lëshuar apelin për të rigjetur këtë medalje. Ai tha se medalja ka një vlerë shumë të madhe morale, më shumë sesa monetare.

Gjatë pushtimit të fushës që nisi pas ceremonisë, dikush i ka hequr atij nga qafa medaljen dhe është zhdukur.

“Më kanë hequr medaljen nga qafa gjatë festimeve. Nëse mund të bëni një apel ju falënderoj, sepse është e vetmja që kam”, ishte mesazhi i Piolit për mediat në konferencë për shtyp.