Transmetuar më 23-05-2022, 06:07

Civilët që u strehuan në metronë e Kharkovit duhet të largohen.

Vendimi është njoftuar nga qeveria në Ukrainë, e cila tha se njerëzit të cilët ishin fshehur nën tokë në stacionet e metrosë në Kharkov për muaj të tërë nuk duhet të qëndrojnë më aty.

Atyre uështë dashur të largohen prej vendstrehimeve, sepse autoritetet duan që metrotë të funksionojnë sërish të hënën e sotme.

Por shumë ndërtesa janë shkatërruar nga sulmet ruse dhe mijëra njerëz janë të pastrehë.

Ata që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre do të akomodohen përkohësisht në dhomat e konvikteve të studentëve.

Fotot: Foreign Policy