Transmetuar më 22-05-2022, 22:50

VJENË – Një incident u regjistrua në një klub nate në Vjenë me reperin shqiptar Azet. U tha se eskorta e tij u qëllua me armë dhes e shkak ishte sherri për pagesën.

Pronari i klubit në Austri ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Në një prononcim për Insajderin, ai ka thënë se arsyeja e sherrit nuk është bërë pagesa.

Sipas pronarit, që identifikohet me incialet A.B., pas mbrëmjes disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kanë filluar të konfrontohen fizikisht.

Më pas teksa vetura e këngëtarit po largohej, sigurimi i klubit kishte shtënë me armë zjarri, por jo në drejtim të tyre. Qëllimi ishte të trembte ata që po konfrontoheshin dhe që ata të largoheshin.

Fillimisht u raportua se eskorta e Azetit dhe truprojat e klubit ishin përfshirë në një konflikt fizik që ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit për shkak të pagesës. Por pronari e ka mohuar këtë.