Transmetuar më 22-05-2022, 22:37

Vjenë- Sulmohet me armë eskorta e reperit shqiptar Azet. Sipas mediave në Kosovë eskorta e tij është sulmuar në Vjenë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën në një klub nate.

Sipas një dëshmitari, shkak i këtij sulmi ka qenë pagesa. Është pritur të ketë më shumë njerëz në koncert, e duke qenë se parashikimet nuk dolën, sigurimi i këngëtarit është përplasur me atë të klubit.

Ndërkohë raportohet se aktualisht me rastin është duke u marrë policia e Vjenës.