Transmetuar më 22-05-2022, 22:00

Britania e Madhe- Pamjet e një autobusi që digjet janë shpërndarë në rrjet, ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të fiknin flakët.

Zjarri i fuqishëm ra në garazhin Metroline në Hertfordshire.

Katër autobusë janë djegur dhe dëshmitarët kanë dëgjuar shpërthime ndërsa ekuipazhet përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar. Personat që jetojnë rreth zonës së zjarrit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Gjashtë makina zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, tha Shërbimi Zjarrfikës i Hertfordshire. Fotot dhe videot tregojnë autobusët dykatëshe në flakë.

Një shofer autobusi tha për Hertfordshire Live se zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një bateri që shpërtheu në një nga automjetet elektrike ndërsa ajo ishte duke u karikuar. Megjithatë rasti është nën hetim.