Transmetuar më 22-05-2022, 20:52

Përditësuar

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Dajç, raporton noa.al.

Nga ky aksident humbi jetën një e moshuar dhe mbetën të plagosur dy prindër dhe vajza e tyre.

Fiona Behri 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit ‘Renault’ e për pasojë ka dalë nga rruga.

Policisë saktësoi se mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur "Dajç", vajza 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip "Renault", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Ikbale Kraja, 73 vjeçe, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, burrë e grua Artur Behri 53 vjeç, Ardita Behri 43 vjeçe dhe vajza e tyre, Olsa Behri 19 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al