Transmetuar më 22-05-2022, 19:57

GREQI-  Përmbytet një varkë me 21 emigrantë në Greqi.

Mediat vendase shkruajnë se emigrantët po futeshin në Greqi, por në zonën në lindje të Rodosit kanë hasur vështirësi, pasi varka u është pëmbytur.

Një prej pasagjerëve ka thirrur për ndihmë përmes numrit europian 112. Të gjithë emigrantët janë transportuar në mënyrë të sigurtë në portin e Rodos, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos. Ende nuk bëhen me dije detaje nga shtetësia e tyre.